Presidenti i KE-së: Negociatat me Shqipërinë të hapen një orë e më parë, jeni partner shumë i besueshëm

Presidenti i Këshillit Evropian, Charles Michel, e ka vlerësuar Shqipërinë maksimalisht për partneritetin me Bashkimin Evropian dhe ka theksuar se negociatat me Tiranën, duhet të hapen një orë e më parë.

Është ky qëndrimi zyrtar nga KiE-ja, i mishëruar në vizitën e Michel në Tiranë, si pjesë e një turi ballkanik, me qëllim forcimin e retorikës së zgjerimit dhe integrimit të rajonit.

Në nisje të fjalës së tij, Michel ka vlerësuar edhe rolin shumë konstruktiv të Shqipërisë në mbështetje të kauzës së Ukrainës.

Kryesisht, kjo ka ardhur nga angazhimi i vendit në Këshillin e Sigurimit të Organizatës së Kombeve të Bashkuara, por edhe partneritetit të besueshëm që ka mes dy struktuarave.

“Ne kemi për detyrë të ushtrojmë presion, në mënyrë që agresioni të ndalet”, përsiati Michel. “Pjesë e kësaj është edhe Shqipëria, ndaj ju falënderoj për përkushtimin. Jeni partner shumë i besueshëm”.

Që prej fillimit të agresionit rus në Ukrainë, shumë gjëra kanë ndryshuar sipas kreut të ekzekutivit të KiE-së. Por, ajo çfarë nuk ka ndryshuar, është rruga e Shqipërisë për integrimin evropian.

Sa i përket vetë procesit, nga ana e BE-së, Michel vijoi të thotë se ai duhet energjizuar dhe se struktura që ai drejton, është tërësisht e përkushtuar për këtë gjë.

“Shqipëria i ka plotësuar të gjitha kushtet për hapjen e negociatave dhe ato duhet të nisin një orë e më parë’, nënvizoi ai.

Leave a Reply

Your email address will not be published.

twenty − nine =