Pompeo në Tiranë, Balla: Berisha, non grata për gjithë SHBA-të. Krichbaum u dha përgjigje demokratëve që thoshin: S’na duhet Amerika se kemi CDU

Taulant Balla ju përgjigj akuzave të ish-kryeministrit Sali Berisha në adresë të tij  në lidhje me vizitinë  e ish-sekretarit të shtetit Pompeo në Tiranë.

Situatën e Sali Berishës në raport me ndërkombëtarët sipas tij e bëri më të qartë qëndrimi i deputetit gjerman të CDU, Gunther Krichbaum.

Kreut i grupit parlamentar të PS-së përsëriti dhe njëherë thirrjen ndaj SPAK për hetimin  e ish-kryeministrit.

Balla: Jam shumë krenar që Kuvendi i Shqipërisë ka realizuar një konferencë me praninë e një personaliteti të rëndësishëm të politikës amerikane si Pompeo, është një kandidat potencial për president në zgjedhjet e vitit 2024. SHBA-të në këto 100 vite dhe pse kemi pasur një ndërprerje jo të shkurtër 45-vjeçare, meritojnë respektin dhe mirënjohjen më të thellë të popullit dhe kombit shqiptar.

Nuk do ishte Kosova shtet i pavarur nëse nuk do ishte mbështetja e SHBA dhe nuk do të ishte Shqipëria një shtet i pavarur pa insistimin e presidentit Wilson. Çdo koment tjetër që lidhet me prezencën në konferencë nuk hyj në këtë diskutim. SHBA e kanë shpallur Sali Berishën non grata, ai është non grata për të gjithë SHBA-të, edhe për të majtët, edhe për të djathtët.

Prezenca e tij dhe gjithçka tjetër ka dhe një përgjigje që kush ka veshë e dëgjoi dhe kush ka pak mendje në kokë e ka kuptuar. Lidhur me intervistën e një prej drejtuesve më të lartë të CDU që ka qenë kritik dhe me ne në moment të caktuar, ka qenë aleat i rëndësishëm i PD-së, mendoj që kjo çështje ka marrë përgjigje nga vetë deputeti gjerman. Kush thotë brenda PD nuk na duhet Amerika se kemi CDU ka marrë dhe këtë përgjigjen tjetër. Kjo është një çështje që nuk na përket ne por atyre. Nëse i dëgjojnë mirë. CDU është partia më e rëndësishme në PPE, nëse ka folur CDU ka folur gjithë PPE.

Por të hyj në komente ndaj një personi që është shpallur non grata nga SHBA, mjafton ajo, i ke thënë të gjitha. Non grata për korrupsion të nivelit të lartë, përdorim të funksioneve të tij publike për pasurimin e vet dhe familjarëve të vet. Meqë jemi një vit e një ditë nga shpallja non grata, vazhdoj ti them SPAK: Kush janë veprimet që janë bërë për verifikimin e këtyre akuzave nga SHBA? Duhen bërë këto verifikime, i duhet kërkuar SHBA gjithë dosja përkatëse mbi të cilën është marrë ai vendim.

Leave a Reply

Your email address will not be published.

14 − 2 =