Michel: Mbështes Ballkanin e Hapur, t’i bashkohen edhe vendet skeptike pasi përshpejtojnë rrugën drejt BE-së

Zyrtari i lartë i BE, presidenti i Këshillit Europian Charles Michel, i cili ndodhet për një vizitë zyrtare në Tiranë, në konferencën për shtyp që pati me kryeministrin Edi Rama tha se e mbështet nismën Ballkani i Hapur dhe uron që edhe vende e tjera t’i bashkohen asaj.

“Unë personalisht e mbështes Ballkanin e Hapur dhe uroj që të gjithë të bashkohen në këtë nismë. Sepse sa më shumë qe të jenë aq më të mëdha do të jenë aftësitë për të bashkëpunuar dhe për të forcuar strukturat. Kjo do ta lehtësojë afrimin e Ballkanit me BE”.

Ndërsa kryeministri Edi Rama, i cili një ditë më parë ishte për vizitë në Berlin, sqaroi se Gjermania nuk është kundër kësaj nisme, por kërkon që Ballkani i Hapur të jetë gjithëpërfshirës.

“Miti që është krijuar që Gjermania është kundër Ballkanit të Hapur është ushqim për konsum lokal. Gjermania nuk është kundër, kërkon që Ballkani i hapur të jetë gjithëpërfshirës. Ballkani i Hapur është një nismë, që synon jetësimin e të gjitha primeve të BE, të njerëzve, njerëzve, kapitaleve dhje shërbimeve…”

Leave a Reply

Your email address will not be published.

2 × 4 =