Berisha ankohet për drejtësinë në Francë: S’kam shumë shpresë, janë kundër meje

Sali Berisha duket se as drejtësia në Francë nuk i krijon besim.

Ai shprehet skeptik për gjyqin e hapur prej tij në Francë pas shpalljes “non grata” për minim të demokracisë.

Berisha tha se ka faktorë kundër tij. Ish-kryeministri u shpreh se mund ta penalizojë fakti që as ai dhe as Blinken nuk janë shtetas francezë dhe as të Bashkimit Europian.

“Gjyqin po e ndjek avokati im. Siç kam njoftuar janë faktorë pro dhe kundër meje. Kundër meje është fakti se as unë dhe as Sekretari i Shtetit nuk jemi shtetas francezë, por tani mund të them edhe diçka më shumë se nuk jemi shtetas të BE dhe kjo nuk është në fakt. Nuk është në faktor edhe fakti se Sekretari është me imunitet. Në favor janë dy faktorë; në një parim ndërkombëtar shpifja dënohet aty ku del. Pra edhe në Shqipëri und të dënohej, por imagjinoni ju të hapësh gjyq këtu. Së dyti, sekretari është me imunitet, por shpifja në themel nuk hyn në veprimtaritë zyrtare. Në kushtetutën e Shqipërisë ka një nen që thotë se deputeti është përgjegjës për shpifjen që mund të bëjë në parlament. Por kjo mbetet në diskrecionin e gjykatësit. Procedura gjyqësore do të jetë e pandërprerë”, tha Berisha.

Duke iu referuar faktorëve që mund ta penalizojnë, ish-kryeministri tha se do ta ndjekë betejën e tij në dy rrugë, atë ligjore dhe të transparencës.
“Nëse faktorët që thashë dalin kundër meje çdo do të bënte të përshtatshme edhe gjykatat e Luksemburgut, atëherë pasi të studioj përgjigjen, të këshillohem me avokatit do të shikoj hapësira të tjera. Do të ndjek rrugën ligjore dhe të transparencës”, tha Berisha.

Ish-kryeministri iu përgjigj gjithashtu edhe deputetit të CDU, Gunther Krishbraun, i cili deklaroi dje se PD do të pezullohet nga PPE, nëse i rikthehet së djeshme, duke nënkuptuar rikthimin e Sali Berishës si kryetar. Berisha tha se ai nuk mund të  ndërhyjë në proceset e lira të një partie simotër të CDU.

“Shumë thjeshtë, siç e thatë vetë ai ishte angazhim personal. Komenti im është keqardhje që një deputet i Bundestagut i CDU i lejon vetes ose mendon s mund të nsërhyjë në një proces të lirë. Kur ai e bën këtë bazuar në një vendim të faktuar tashmë se është marrë nga lotimi korruptim i Soros dhe Edi Ramës. Fton zotjn Krichbaum që të ndërmarrë një hetim në të gjitha arkivat e shtetit të vendit të tij nëse gjen një provë” , tha Berisha.

 

 

Leave a Reply

Your email address will not be published.

7 + 18 =