Ali Boumendjel dhe Ukshin Hoti

Së fundi autoritetet franceze e pranuan se avokati dhe nacionalisti i lëvizjes algjeriane për çlirim e dekolonizim të Algjerisë nga Franca, Ali Boumendjel (1919-1957) nuk ka kryer vetëvrasje, por forcat franceze e kanë torturuar dhe e kanë hedhë prej katit të gjashtë.
Po ashtu, Franca premtoi se do të angazhohet që familjarëve të të zhdukurve do t’ju japë mundësinë që ta gjejnë të vërtetën për luftën në Algjeri dhe se do të ndërmarrë akte simbolike për promovim të pajtimit, duke e themeluar një komision për të vërtetën.
Mbi të gjitha, udhëheqës të lartë francezë e pranuan se kolonizimi i Algjerisë nga Franca ishte krim kundër njerëzimit.
Kur do ta pranojnë autoritetet sërbe se politikologu dhe nacionalisti i lëvizjes kosovare për çlirim e dekolonizim të Kosovës nga Sërbia, Ukshin Hoti (1943-1999) nuk është liruar nga burgu, por forcat sërbe e kanë torturuar e më pas e kanë ekzekutuar?
Po ashtu, kur do të premtojë Sërbia se do të angazhohet që familjarëve të të zhdukurve t’ju japë mundësinë që ta gjejnë të vërtetën për luftën në Kosovë e të ndërmarrë akte simbolike për promovim të pajtimit, duke e themeluar një komision për të vërtetën?
Mbi të gjitha, kur do ta pranojnë udhëheqës të lartë sërbë se kolonizimi i Kosovës nga Sërbia 1912-1999 ishte krim kundër njerëzimit?
P.S.
Këtu po i postoj fotografinë e Ali Boumendjel-it dhe atë të Ukshin Hotit, sepse përveçse kishin ideale të njëjta, fund tragjik të njëjtë të jetës, edhe ngjajnë pakëz fizikisht.

Leave a Reply

Your email address will not be published.

sixteen − sixteen =