VIDEO+FOTO: Modelja vendos çip në vithe për një arsye të çuditshme

Procedura ka kushtuar rreth 900 euro dhe ka zgjatur 30 minuta

Sado e çuditshme që tingëllon, manekinia braziliane Carolina Lekker vendosi një çip në të pasmet e saj.

Nëse po pyesni veten pse dikujt i duhet një çip në të pasme, Carolina thotë se e bëri atë për të fituar konkursin e famshëm “Miss Boom Boom”, për të pasmet më të mira në Brazil, transmeton Telegrafi.

Qëllimi i çipit është të rrisë volumin e të pasmeve të saj dhe është interesante se afati i përdorimit është i kufizuar në vetëm gjashtë muaj.

Implanti hormonal çliron hormonin sintetik gestrinone, që rrjedh nga testosteroni, i cili besohet se zvogëlon sasinë e yndyrës në trup, duke përfshirë celulitin, rrit masën e të pasmëve dhe shtron libidonë.

Pas instalimit të çipit, zona pastrohet dhe qepet më vonë.

Nëse gjithçka shkon sipas planit, modelja shpreson që kjo procedurë ta ndihmojë në dëshirën e saj për të rritur të pasmet.

– Procedura ishte mirë, nuk ndjeva dhimbje dhe nuk pata asnjë problem – pohon Karolina.

– Të pasmet e mia kanë qenë gjithmonë të forta sepse ushtroj rregullisht. Vendosa të instaloj çipin për dy arsye. Njëra është për shkak të avantazhit në garë, dhe tjetra është për të më ndihmuar me dhimbjet gjatë menstruacioneve, tha ajo dhe shtoi:

– Ndihem shkëlqyeshëm. Mjeku më vuri në një dietë të rreptë për të shmangur problemet e mundshme të çipit.

Krejt papritur, pasoi një ortek i vërtetë komentesh dhe njerëzit zakonisht talleshin me brazilianen dhe e pyesnin nëse kjo do të thoshte që ajo tani mund të ndizte televizorin me bythë ose të hapte derën e garazhit.

Leave a Reply

Your email address will not be published.

one × four =