Ulen ndjeshëm temperaturat, si parashikohet moti për sot

Kushtet e qëndrueshme atmosferike do të sjellin gjatë paradites në Shqipëri dominim të kthjellimeve në zonat bregdetare dhe të ulëta, ndërsa në zonat malore do të ketë kalime të lehta vranësirash. Sipas Meteoalb, orët në vijim i bëjnë vranësirat më të dukshme në vend, ku më të fokusuara do të jenë në zonat Lindore.

Temperaturat e ajrit do të ulen ndjeshëm në mëngjes dhe lehtë në mesditë duke luhatur vlerat ditore nga 6°C deri në 29°C. Era do të fryjë e mesatarisht në det me shpejtësi 35 km/h nga drejtimi Verior – Veriperëndimor duke krijuar dallgëzim deri në 3 ballë.

Europa Lindore dhe Gadishulli Skandinav do të mbeten në ndikimin e vranësirave të shpeshta të cilat do të gjenerojnë reshje shiu. Po ashtu me vranësira dhe reshje të pakta shiu paraqiten pjesërisht Europa Qëndrore dhe brigjet e Egjeut. Ndërsa pjesa tjetër e Jugut të kontinentit dhe Britania e Madhe do të mbizotërohen nga moti i qëndrueshëm.

Leave a Reply

Your email address will not be published.

5 + two =