Forcat speciale RENEA dhe ato të FNSH janë përfshirë në super operacionin e SPAK këtë të enjte.
Mësohet se prej orës 11:00 paradite, RENEA është duke kryer kontrolle në zonën e Liqenit të Thatë.
Në disa pallate në këtë zonë dyshohet se policia ka lokalizuar dy persona të dyshuar për të cilët janë firmosur urdhër-arreste.