SPAK në aksion, lëshohen 32 urdhër-arreste

Prokuroria e Posaçme është duke zhvilluar një operacion në disa qytete të vendit. Mësohet se SPAK ka firmosur 32 urdhër-arreste, ku 19 urdhër-arreste janë lëshuar vetëm në qytetin e Elbasanit.

Operacioni po bëhet në kuadër të krimit të organizuar dhe aktualisht është duke vijuar. Mes personave për të cilët janë firmosur urdhër-arrestet ka edhe personazhe të njohur të botës së krimit.

Si pjesë e operacionit janë lëshuar mbi 50 urdhra për kontrolle banesash të miratuara nga Gjykata e Posaçme.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published.

four × five =