Propozimet në grupin e PD për president: Refuzohet Dash Shehi, ja kush janë tre emrat

Deputeti i Partisë Demokratike, Ferdinand Xhaferraj ka propozuar në mbledhjen e sotme emrin e Leonard Demit si kandidat për President.

Demi ka qenë deputet i Partisë Demokratike nga viti 2005 deri në 2009.

Ai ishte gjithashtu ambasador i Shqipërisë në NATO gjatë kohës së qeverisjes së Ramës.

Ndërkohë deputeti i qarkut të Kukësit, Flamur Hoxha ka propozuar emrin e Arben Çejkut, ish ambasador i Shqipërisë në Maqedoni.

Sakaq, deputeti i Korçës, Bledjon Nallbati ka propozuar si kandidat për President, emrin e ish-ministrit të Brendshëm dhe ish gjeneralin, Dritan Demirajn.

Sakaq, kandidatura e Dashamir Shehit nuk është përqafuar.

Leave a Reply

Your email address will not be published.

fifteen + fifteen =