Presidenti, Alibeaj: Nesër pasdite mblidhemi me kolegët e Rithemelimit, pa Berishën

Kreu i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike Enkelejd Alibeaj ka njoftuar ditën e nesërme një mbledhje tjetër me deputetët e Rithemelimit, pa Sali Berisha.

Teksa tha se presin mendimin dhe sugjerimet e të gjithë deputetëve të Grupit Parlamentar të PD-së, Alibeaj u pyet nëse priste mendim edhe nga Berisha, por ai theksoi se bëhet fjalë për Grupin Parlamentar të PD-së. Sipas vendimit të Kuvendit të PD-së në 8 dhjetor 2021 dhe vendimeve që pasuan atë, Berisha nuk është pjesë e këtij grupi.

“Siç besoj se do serioziteti i këtij procesi, në mënyrën më serioze jemi mbledhur sot. Sot u mblodhëm në vijim të asaj të djeshmes, dokumentit të miratuar që dje mori dakordësinë. Diskutuam me sensin më të lartë të përgjegjësisë.

Ishte unison i të 26 kolegëve që të gjitha diskutimet tona, tua bëjmë me dije që në një mbledhje tjetër nesër pasdite për të diskutuar të gjitha këto çështje. Ne nuk kemi as ngut mes nesh për ti konsultuar të gjithë deputetë e PD të shprehin opinionin e tyre për procesin, por edhe për emrat.

Do të konsultohemi me të gjithë edhe me aleatët. Vetëm në këtë mënyrë ky proces duhet të ecë përpara. Po thoja për anëtarët e grupit PD. Kjo ishte kërkesa e të gjithë anëtarëve.

Kjo është ajo që me sens të lartë përgjegjësie në si opozitë po bëjmë detyrën. Nesër pasdite do të ketë një tjetër mbledhje”, tha Alibeaj.

Leave a Reply

Your email address will not be published.

nine + nineteen =