Pasivizimi i adresave është fakt që pamundëson realizimin e të drejtave themelore kushtetuese dhe të drejtave të njeriut të pjesëtarëve të komunitetit shqiptar në Luginën e Preshevës. Të drejtat në dokumentet personale, të drejtën në letër njoftim.
Numri prej rreth 6,000 adresave pasive është konstatimi që është arritur nga OJQ-të dhe hulumtuesit profesionistë shkencor për shkak të mungesës së transparencës në lidhje me numrin e saktë të adresave pasive nga MPB për tri komunat e Luginës së Preshevës (Preshevë, Bujanoc dhe Medvegjë) dhe kanë nënvizuar se përdorimi Ligji për vendbanimet dhe vendqëndrimet është selektiv sepse pjesëtarët e komunitetit shqiptar janë në fokus dhe masiv në raport me komunat e tjera në Serbi. Për më tepër, Komiteti i Helsinkit në Beograd, në raportin e fundit për shqiptarët e Luginës së Preshevës, e cilësoi procesin si “përdorim të mjeteve administrative për spastrim etnik”.
Dua të inkurajoj edhe shefin e stacionit policor në Bujanoc, pasi ka publikuar numrin e saktë të personave që kanë adresa pasive nga viti 2021. Të publikoj edhe numrin e adresave të pasivizuara nga viti 2008 -2021 si dhe emrat dhe mbiemrat e tyre. sikurse edhe sipas cilës procedurë ligjore, gjegjësisht sipas cilit akt juridik (nënligjor, rregullore apo udhëzim) i kanë pasivuar vendbanimin dhe pse nuk mund të ushtrojnë të drejtën e paisjes me letërnjoftimit dhe pasaportë ata persona?
Sepse:
Sipas nenit të famshëm 18 të Ligjit për Vendbanimet dhe Vendqëndrimet, paragrafi 4 thotë qartë: “Nëse qytetari nuk e regjistron vendbanimin në mënyrën e parashikuar në paragrafin 3 të këtij neni, organi kompetent cakton vendbanimin e tij në përputhje me nenin 11. , paragrafi 2 i këtij ligji”.
Ndërsa neni 11 paragrafi 2 i Ligjit për Vendbanimet dhe Vendqëndrimet thotë “Nëse shtetasi nuk mund ta regjistrojë vendbanimin në bazë të paragrafit 1 të këtij neni, organi kompetent do ta caktojë vendbanimin e tij në adresën: 1) vendbanimin e tij të përhershëm,; 2) vendbanimi i bashkëshortit ose bashkëshortes së tij; 3) vendbanimi i prindërve të tij; 4) institucionin në të cilin ndodhet në mënyrë të përhershme ose qendrën për punë sociale në territorin e së cilës ndodhet, me raportimin e qytetarit në atë institucion ose qendër”.
Për shkak se neni 6 i Ligjit për shtetësinë e Republikës së Serbisë, “shtetësia fitohet: 1) nga origjina; 2) nga lindja në territorin e Republikës së Serbisë; 3) pranimi; 4) sipas marrëveshjeve ndërkombëtare. Nga origjina dhe lindja në territorin e Republikës së Serbisë, shtetësia e Republikës së Serbisë fitohet në bazë të shënimit të faktit në librat amëz të lindurve”.
Dhe shtetësia e Republikës së Serbisë i pushon: “1) me vendim 2) heqja dorë; 3) sipas marrëveshjeve ndërkombëtare” nga neni 27 i Ligjit për shtetësinë e Republikës së Serbisë
Në nenin 5, paragrafi 3 i Ligjit për letërnjoftim thuhet se “Shtetasit i cili ka të drejtë në letërnjoftim dhe nuk ka vendbanim të regjistruar në territorin e Republikës së Serbisë do t’i lëshohet letërnjoftimi në bazë të vendbanimit të përcaktuar në periudhë prej dy vjetësh”.
Pra ka shumë paqartësi sa i përket punës së pjesëtarëve të stacionit policor, jo vetëm për pasivizimin e vendbanimit, por Këshilli Kombëtar Shqiptar ka pranuar ankesa nga qytetarët e “Malesisë së Bujanocit” se janë nën presion kur familjet kthehen në shtëpitë e tyre nga janë dëbuar në periudha më të hershme.
Jemi në dispozicionin dhe të gatshëm t’i ndihmojmë Stacionet Policore në zgjidhjen e çështjeve të tjera për të cilat ankohen qytetarët tanë, siç është përfaqësimi dhe përfshirja: se pjesëtarët e komunitetit shqiptar janë të përfaqësuar në polici me 29.9% në Luginën e Preshevës. Në komunën e Preshevës nga 248 pjesëtarë të stacionit policor vetëm 125 janë të komunitetit shqiptar, në Bujanoc nga 222 vetëm 80 janë të komunitetit shqiptar dhe në Medvegjë nga 142 vetëm 7 janë të komunitetit shqiptar. Po, në zinxhirin komandues të policisë në Luginën e Preshevës janë të përfaqësuar vetëm me 25%, ndërsa vetëm në Preshevë shefi i stacionit policor është pjesëtar i komunitetit shqiptar. Në 80 policinë kufitare vetëm 1 është i komunitetit shqiptar, ndërsa nga 5 inspektorët e policisë kufitare asnji i komunitetit shqiptar.
Pse në konkurset publike që nga viti 2008, një numër shumë i vogël (rreth 10) u përfshinë në Ministrinë e Punëve të Brendshme, ndërkohë që rreth 25% e pjesëtarëve të komunitetit shqiptar nuk janë më pjesë e policisë, në nivel të Luginës së Preshevës. E gjithë kjo po ndodh në një mjedis ku kryesisht është i banuar nga kryesisht nga komunitetit shqiptar, ose sipas përfaqësimit në tri kuvendet komunale (Preshevë, Bujanoc dhe Medvegjë), janë zgjedhur 71% e këshilltarëve nga komunitetit shqiptar. Policia duhet të zbatojë nenin 77 të Kushtetutës e cila thotë “duke marrë parasysh përbërjen kombëtare të popullsisë dhe përfaqësimin e duhur të personave që u përkasin pakicave kombëtare”.
Jemi gjithashtu të gatshëm të ndihmojmë në menjanimin e turmave para stacioneve policore që formohen me rastin e aplikimit ose marrjen e dokumenteve personale në mënyrë që qytetarët të mund të ushtrojnë efektivisht të drejtat e tyre ligjore. Kjo do të thotë se jemi për konceptin e “policisë në komunitet” që nuk shërben vetëm për të ruajtur rendin dhe qetësinë për shkak të disponimit të forcës së dhunës, por se funksioni kryesor është t’u shërbejmë njerëzve – duke adoptuar një perspektivë të sigurisë njerëzore dhe shërbime të orientuara në komunitet, sepse policia është pjesë e lidhjes midis shtetit dhe shoqërisë dhe është një komponentë e rëndësishme i kontratës sociale midis shtetit dhe njerëzve.
Policia nuk duhet të ketë frikë nga çështjet e ngritura nga qytetarët nëpërmjet përfaqësuesve politikë lokalë dhe as të shërbejë si mekanizëm apo instrument për llogari politike të pushtetit qendror.
Policia duhet të kuptojë se Këshilli Kombëtar Shqiptar ka përcaktuar stemën dhe flamurin e komunitetit shqiptar në vitin 2011 dhe nuk duhet të përndjekë askënd për përdorim publik, sepse bie ndesh me nenin 79 të Kushtetutës që thotë “Anëtarët e pakicat kombëtare kanë të drejtë të ushqejnë, zhvillojnë dhe shprehin publikisht veçoritë kombëtare, etnike, kulturore dhe fetare; të përdorin simbolet e tyre në vende publike; të përdorin gjuhën dhe shkrimin e tyre; që në zonat ku përbëjnë një popullsi të konsiderueshme, organet shtetërore, organizatat që u janë besuar autoriteteve publike, organet e krahinave autonome dhe njësitë e vetëqeverisjes vendore të zhvillojnë procedurat në gjuhën e tyre; të informojnë plotësisht, në kohë dhe në mënyrë të paanshme në gjuhën e tyre, duke përfshirë të drejtën për të shprehur, marrë, dërguar dhe shkëmbyer informacione dhe ide;… “
Sepse nuk i takon shtetit apo policisë të përcaktojë karakteristikat identitare të bashkësisë kombëtare shqiptare.
Edhe një herë pasivizimi i adresave është një proces antikushtetues kundër të drejtave elementare të njeriut, sepse përdoret për konfrontim politik ndaj komunitetit shqiptar.
Gjithashtu, duhet të theksoj se në cilësin kryetarit të Këshillit Kombëtar Shqiptar nuk kam ndërmend të përfshihem në ndonjë përleshje mediatike me shefin e stacionit policor të Bujanocit apo stacionit policor në Preshevë apo Medvegjë. Sepse besojë se policia duhet të jetë në shërbim të qytetarëve të këtyre komunave dhe duhet të shpreh vullnetin për zgjidhjen e qasjes jo selektive ndaj problemeve të të gjithë qytetarëve.