Mega-operacioni me të arrestuar e të shpallur në kërkim, mes tyre shefi i krimeve në Lezhë

Krerët e SPAK dhe Policisë së Shtetit kanë dhënë detaje në lidhje me operacionin e madh të FNSH-së dhe RENEA-s gjatë 24 orëve të fundit. Sipas Gledis Nanos, operacion është quajtur “Golden Bullet-Plumbi i artë” dhe në kuadër të këtij operacioni i janë komunikuar urdhër ekzekutimet nga GJKKO 18 personave.

Mes tyre është edhe shefi i Krimeve në Policinë e Lezhës, siç është Leonard Palushi. Ai akuzohet për shpërdorim detyre.

Operacioni u shtri në katër qarqe, siç janë Tirana, Elbasani, Durrësi dhe Lezha. Nano dhe Arben Kraja nuk dhanë detaje në lidhje me personat “VIP” të krimit në vend, të cilët nuk janë arrestuar, pavarësisht se GJKKO kishte lëshuar urdhër arreste. Ata theksuan se nuk dyshojnë se operacioni është dekonspiruar.

“Nuk kemi asnjë dyshim për dekonspirim, por procedurat janë të tilla që kërkojnë kohën e duhur sepse janë një numër i madh personash për të cilët kishte masa arresti”, deklaroi Kraja kur u pyet nga gazetarët.

Si rezultat i kontrollit të banesave dhe hoteleve janë sekuestruar 3 armë zjarri (konkretisht 2 kallashnikovë dhe 1 pistoletë), 2 antiplumb si ato që përdor Policia e Shtetit, municion luftarak, rreth 17 mijë euro, aparate celulare, fatura bankare, automjete dhe sende të tjera të përfituara nga veprimtaria kriminale.

“Ky operacion u drejtua nga Drejtoria e Përgjithshme e Policisë së Shtetit. Deri tani janë ekzekutuar gjithsej 18 masa sigurie, nga këto 9 persona u kapën gjatë operacionit, ndërsa për 9 të tjerët, masat e sigurisë u ekzekutuan në disa IEVP, sepse këta shtetas janë arrestuar më parë, për vepra të ndryshme penale”, tha Nano duke theksuar se personat që nuk janë kapur deri më tani do të kapen në ditët në vijim.

Personat, për të cilët është ekzektuar urdhri i GJKKO-së:

Nuredin Dumani

Henrik Hoxha,

Ardian Uzuni

Altin Ndoci

Skerdi Tasi

Leonard Palushi

Fatos Gosa

Erion Alibej

Gentjan Sharra

Florenc Cekrezi

Elvis Koci

Ilirjan Feci

Petrit Qoli

Agron Qoli

Agron Qafa

Artan Plaka

Besjan Xhixha

Leave a Reply

Your email address will not be published.

3 × 5 =