Mbështetësja e Berishës nuk përmbahet: Këta qeveritarë janë për në burg, kanë nga 100 dashnore. Qaja kur të ndiqja në FB

Sali Berisha zhvilloi një takim elektoral me demokratët në qytetin e Korçës. Gjatë bisedës me mbështetësit e tij, një zonjë përgëzoi Berishën për lëvizjen e tij me “Foltoren”.

Ajo u shpreh se koha kur ishte Berisha në pushtet, ka qenë një ndër më të mirat. Zonja kritikoi edhe qeverinë aktuale për të cilën tha se janë të gjithë për në burg dhe se kanë nga 100 dashnore.

“Mirëseerdhe në Korçë, të lumshin duart, goja këmbët dhe mendja jote. Jam lindur dhe rritur në Fier. Origjina ime është korçare. Fierakët kanë një shprehje, “o Balo të hëngërt tënja, se e ke të ligur brenda’. Koha jote doktor ka qenë koha më e shkëlqyer. 

Unë e kam rritur këtë vajzë protestave, jemi përvëluar me gaz. Kjo është fëmija që u helmos nga Korça dhe qëndroi 10 ditë në spital në Tiranë. Unë them që koha jote, si për drejtësi, se nuk ka drejtësi pasi Policia është kriminel, prokurorët janë kriminelë gjithashtu. Unë vuaj për një gjilpërë me lekë.

Me shpirt dhe me zemër jam ngritur nga rrobat dhe kam bërë dy gjilpëra në sy. Siç u çove bravo të qoftë, kam qarë kur të ndiqja në Facebook. Koha jote ishte më e lumtur nga të gjitha anët. Po të jesh ti në krye, do jenë këtu shqiptarët. Po lënë kockat andej, lekët që kanë bërë andej të vijnë këtu t’i investojnë. Po ju vdesin prindërit dhe nuk po i shikojnë.

Pse tua lëmë pasuritë t’i vjedhë qeveria. Që nga i pari tek i fundit janë për në burg, jo të thonë ty non-grata. Nuk ke vjedhur asnjë, njeri më i ndershëm. Këta janë të gjithë, më falni, nga 100 dashnore zënë. Ata që ke zgjedhur kanë qenë të ndershëm. Unë dua ndershmërinë doktor.  

Një njeri i shthurur kur nuk ka familjen e tij, nuk mund të më ndërtojë mua. Doktor jetë të gjatë dhe shëndet, të lumshin këmbët. Mos dëgjo doktor, se ka njerëz me dy fytyra. Vijnë në parti për të fituar për të mbushur xhepat” – tha qytetarja.

Leave a Reply

Your email address will not be published.

6 − four =