Liderët e Finlandës dhe Suedisë takim me Biden në Shtëpinë e Bardhë, ja për çfarë u diskutua

Presidenti i SHBA-së Joe Biden ka mirëpritur sot presidentin finlandez Sauli Niinisto dhe kryeministren suedeze Magdalena Andersson në Shtëpinë e Bardhë të enjten, pasi udhëheqësit e të dy vendeve nordike dorëzuan aplikimet për NATO-n, shkruan CNN.

Aplikimi i Suedisë dhe Finlandës për t’u anëtarësuar në NATO vjen si përgjigje ndaj luftës së Rusisë kundër Ukrainës, e cila rriti shqetësimet për sigurinë në të gjithë rajonin. Vendimi i tyre për t’u bashkuar me aleancën shënon një evolucion dramatik në sigurinë dhe gjeopolitikën europiane.

Udhëheqësit janë planifikuar të zhvillojnë një takim në dhomën e kabinetit të Shtëpisë së Bardhë dhe më pas do të mbajnë një konferencë.

Sullivan i quajti aplikimet e Finlandës dhe Suedisë për t’u bashkuar me aleancën “një moment vendimtar në sigurinë europiane”.

Leave a Reply

Your email address will not be published.

4 × 4 =