Gjykata italiane merr vendimin për Moisi Habilajn. Akuzohet për drogë dhe grup të strukturuar kriminal

I akuzuar për trafikim të lëndëve narkotike dhe grup të strukturuar kriminal,  Moisi Habilaj dënohet me 15 vite e 5 muaj burg. Vendimin përfundimtar është marrë nga Gjykata e Lartë në Itali.

Ai u arrestua në vitin 2017 nga policia italiane së bashku me 11 persona të tjerë, të cilët kryenin transportin e drogës nga Shqipëria në Siçili. Ai kaloi më shumë se 3 vite në paraburgim në pritje të gjyqit, por pas kërkesës së avokatit të tij, masa e sigurisë u lehtësua në “arrest shtëpie”.

Por prej fillimit të Janarit ai është shpallur në kërkim ndërkombëtar, pasi u arratis nga banesa u vuante dënimin. Ai dyshohet se u arratis drejt Shqipërisë, por deri më tani nuk ka asnjë shenjë.

Kujtojmë se Moisi Habilaj është dënuar edhe nga GJKKO në Shqipëri me 10 vite burg, ndërkohë që i është sekuestruar edhe pasuria. Organizata e Habilajve bëri bujë në arenën politike shqiptare në tetor 2017, pasi publikimi i dosjes italiane ekspozoi lidhjen e tyre me ish-ministrin e Brendshëm, Saimir Tahiri.

Edhe pse Tahiri u akuzua nga ish-Prokuroria për Krime të Rënda për trafik droge dhe pjesëmarrje në organizatë kriminale, ai u dënua nga gjykata respektive me 5 vjet burg për shpërdorim detyre por iu konvertua në tre vite. Paralelisht me Tahirin u shpall fajtor edhe Jaeld Çela, ish-drejtues i policisë së Vlorës.

Leave a Reply

Your email address will not be published.

12 + six =