Blindohet Elbasani/ Dëshmia e Nuredin Dumanit trondit botën e krimit

Polica e Shtetit, me urdhër të Prokurorisë së Posaçme (SPAK), mëngjesin e 19 majit ka nisur një aksion në disa qytete të vendit. Konkretisht janë lëshuar 32 urdhër arreste për krime të rënda dhe krim të organizuar.

Operacioni i Policisë po vijon në Tiranë, Elbasan, Korçë, Durrës dhe Fier. Vetëm në Elbasan janë arrestuar dhjetë persona, të cilët kanë lidhje me botën e krimit.

Mes të arrestuarve është dhëndri i ish-kryebashkiakut të Elbasanit, Sokol Sanxhaktari. Ndërsa urdhër arrest ka edhe për Suel Çelën. Këta akuzohen si koka të grupeve të ndryshme kriminale.

Po ashtu, edhe në Lezhë, mes personave që priten të arrestohen, është Ervis Martinaj, i cili ka qenë pjesë e grupit kriminal në vrasjen e ndodhur në zonën e ish-bllokut në vitin 2018.

Aksioni i SPAK-ut po zhvillohet në bashkëpunim me Forcat e Ndërhyrjes së Shpejtë dhe Renea-s.

Ky aksion ka ardhur pas rrëfimit të Nuredin Dumanit – i arrestuar më 29 mars të këtij viti. Dumani ishte një nga personazhet më të kërkuara të botës së krimit.

Ai ka qenë i përfshirë edhe në ngjarjen e 9 prillit 2019, kur në pistën e aeroportit të Rinasit u grabit një shumë e madhe parash që po ngarkoheshin në avion. Sakaq, ai akuzohet si personi që ka vrarë Bujar Çelën, vëllain e Talo Çelës.

Ky i fundit është i shpallur në kërkim ndërkombëtar. Akuzohet për vrasjen e dy vëllezërve, Viktor dhe Besmir Haxhia.

Nuredin Dumani ka qenë pjesë e grupit kriminal të Talo Çelës, por pas vrasjes së vëllait të këtij të fundit ata u bënë rivalë.

Leave a Reply

Your email address will not be published.

18 + 19 =