Rama i përgjigjet Berishës: “Ballkani i Hapur” nuk do të ndalet, sepse e ardhmja nuk ndalet dot!

Kryeministri Edi Rama theksoi sërish rëndësinë e “Ballkanit të Hapur” për vendin tonë.

Në një përgjigje për Berishën, Rama shkruan në Twitter se, “Ballkani i Hapur” nuk do të ndalet, sepse e ardhmja nuk ndalet dot.

Sali Berisha kritikoi sot nga Berati “Ballkanin e Hapur”.

Rama shkruan në Twitter se, kushdo që është kundër “Ballkanit të Hapur” është në të drejtën e vet, por se kjo nismë nxit paqen dhe përshpejton Procesin e Berlinit“Kushdo është kundër Ballkanit të Hapur është në të drejtën e vet që as mos të shohë, as mos të dëgjojë dhe as mos të kuptojë se kjo nismë nxit paqen, bashkëpunimin, integrimin dhe e përshpejton Procesin e Berlinit! Ballkani i Hapur nuk do të ndalet sepse e ardhmja nuk ndalet dot”, shkruan Rama në Twitter.

Rama mesa duket iu është përgjigjur edhe deklaratave të Presidentit të Malit të Zi Milo Gjukanoviç, i cili u shpreh qartë gjatë vizitës në Kosovë se ishte kundër nismës që tashmë mbështetet edhe nga kryeministri Dritan Abazovic.

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani dhe presidenti i Malit të Zi, Milo Gjukanoviç, sot në një konferencë për media theksuan se Procesi i Berlinit është iniciativa për bashkëpunim ku duhet të fokusohet Ballkani Perëndimor dhe jo “Open Balkan”.

Leave a Reply

Your email address will not be published.

19 + 9 =