Pretendimet se Zelensky është rus, janë të rreme!

Pretendimet se presidenti i Ukrainës Zelensky është në të vërtetë rus – duke hedhur dyshime mbi përshtatshmërinë e tij për presidencën – kanë dalë të jenë të rreme, raporton BBC, përcjell Bota sot.

Në prill, një imazh i një pasaporte ruse që përshkruan një të ri Volodymyr Zelensky u përhap në aplikacionin e mesazheve Telegram, së bashku me pretendimet e rreme se, si shtetas rus, Zelensky nuk ishte i përshtatshëm për presidencën ukrainase.

Historia u kap nga të paktën dy media ruse.

Megjithatë, nuk ka asnjë provë që Zelensky është shtetas rus. Imazhi i pasaportës është i rremë dhe fotografia e Zelenskit ishte e përpunuar.

BBC ka analizuar imazhin në pasaportë dhe ka gjetur se nuk është një foto pasaporte, por një fotografi e vjetër që mund të gjendet në një faqe interneti në gjuhën ruse në një artikull për “historinë e dashurisë” të Zelenksy dhe gruas së tij.

Hetuesi me burim të hapur Max Bernhard ka gjetur prova të tjera se pasaporta ishte e rreme.

Bernhard zbuloi se data e lëshimit nuk përputhej me informacionet e tjera në pasaportë dhe duket se është krijuar duke përdorur një pjesë të softuerit që gjeneron pasaporta të rreme ruse.

Leave a Reply

Your email address will not be published.

nineteen + nineteen =