Presidenti i Maqedonisë së Veriut Stevo Pendarovski, ka folur në lidhje me aplikimet e Suedisë dhe Finlandës për anëtarësim në NATO.
Pendarovski përshëndet këtë veprim të këtyre shteteve, ndërsa thotë se vendet me traditë ushtarake neutrale, vendosin ta ndryshojnë këtë qëndrim, për shkak të siç thotë, “në dyert e Evropës sërish troket rreziku i luftërave të reja”.
“Me anëtarësimin e plotë të Suedisë dhe Finlandës, NATO do të forcohet veçanërisht në krahun e saj lindor, prej nga vijnë sfidat më të mëdha, që është rasti me agresionin ushtarak rus ndaj Ukrainës. Gjithashtu, marrëdhëniet e shkëlqyera dypalëshe me këto dy vende mike do të fitojnë intensitet edhe më të fortë përmes aleancës së ardhshme, e cila forcon bashkëpunimin e partneritetit në fushat me interes të përbashkët, duke përfshirë mbështetjen e tyre parimore për një tjetër aleancë brenda Evropës”, ka thënë Pendarovski.