Netflix po falimenton? Pasi humbi shumë abonentë për një muaj, kompania heq nga puna dhjetëra punonjës

Netflix ka pushuar nga puna rreth 150 anëtarë të stafit, vetëm një muaj pasi gjigandi i argëtimit tha se po humbiste abontentë për herë të oarë në një dekadë.

Largimet nga puna prekin kryesisht zyrën e Netflix në Kaliforni dhe përbëjnë rreth 2% të fuqisë së saj punëtore në Amerikën e Veriut.

Netflix tha se shkarkimet e punonjësve vijnë për shkak të rënies së të ardhurave të kompanisë, pasi një “eksod” shikuesish u larguan këtë vit.

“Këto ndryshime janë të nxitura kryesisht nga nevojat e biznesit dhe jo nga performanca individuale, gjë që i bën ato veçanërisht të vështira pasi askush nga ne nuk dëshiron t’u thotë lamtumirë kolegëve”, tha kompania në një deklaratë.

Sipas Los Angeles Times është prekur sektori i rekrutimit, komunikimit dhe gjithashtu departamenti i përmbajtjes.

Në prill, gjigandi i transmetimit tronditi industrinë kur zbuloi se kishte humbur 200.000 abonentë në tre muajt e parë të 2022 dhe paralajmëroi se dy milionë të tjerë pritej të largoheshin në tremujorin e ardhshëm.

Lajmi shkaktoi rënie të aksioneve të firmës me 35% brenda një dite. Ndërsa Netflix ka 220 milionë abonentë globalisht dhe mbetet lider i i tregut, ai është përballur me konkurrencë të ashpër vitet e fundit me ardhjen e platformave konkurrente si Disney Plus, HBO dhe Prime Video të Amazon.

Kompania tha gjithashtu se lufta në Ukrainë dhe rritja e çmimeve i kanë kushtuar abonentëve. Vetëm tërheqja nga tregu rus i kishte kushtuar shërbimit 700.000 abonentë, zbuloi Netflix.

Gjithashtu gjigandi i argëtimit, po shkurton përmbajtjen dhe po tërhiqet nga krijimet e veta.

Në maj, një serial i animuar ‘Pearl” i Meghan Marke, u anulua nga kompania për të ulur kostot.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

19 − 9 =