Negociatat me kamera për Presidentin, ironizon Patozi: Kandidatët t’i nënshtrohen dhe një sfilate

Astrit Patozi ka ironizuar procesin e negociatave që po zhvillohen mes Partisë Socialiste dhe një pjesë të deputetëve të opozitës. Patozi shkruan në “Facebook” se meqë negociatat po bëhen para kamerave, atëherë kandidatët për Presidenti të futen dhe në një sfilatë.

“ZGJIDHENI ME SFILATË PRESIDENTIN

Meqë negociatat për zgjedhjen e Presidentit të Republikës po bëhen para kamerave, futini edhe një sfilatë të kandidatëve, që ta bëni tamam dhe të plotë transparencën.

Dhe pasi të parakalojnë ata përballë jurisë kompetente, shpallni pastaj të hapur televotimin për publikun, që fituesi të jetë sa më i mbështetur dhe gjithëpërfshirës”, shkruan Patozi.

Leave a Reply

Your email address will not be published.

fourteen − 5 =