Makina inteligjente ‘bën namin’ në qarkun e Lezhës, pezullohen 87 leje drejtimi

Makina inteligjente dhe radarët automatikë kanë monitoruar këtë herë 16 orë qarkun e  Lezhës, përkatësisht në akset Lezhë – Shëngjin, Lezhë – Shkodër dhe Lezhë – Fushë Krujë. Monitorimi prej ditës së djeshme e deri në orët e para të mëngjesit ka konstatuar 648 automjete të cilat qarkullonin me shpejtësi tej normave të lejuara.

Si rezultat, janë pezulluar 87 leje drejtimi, për periudha që varjojnë nga 1 deri në 11 muaj, shoqëruar me masë administrative nga 8000 deri në 23.000 lekë të rinj dhe me zbritje nga 8 deri në 13 pikë nga leja e drejtimit;

?janë ndëshkuar 118 drejtues mjetesh për shkelje të dyfishtë, krahas tejkalimit të shpejtësisë mbi normat e lejuara, edhe për përdorim të celularit gjatë drejtimit të mjetit. Masat administrative ndaj këtyre drejtuesve varjuan nga 20.000 deri në 40.000 lekë të rinj;

?janë ndëshkuar 79 drejtues mjetesh për shkelje të dyfishtë, krahas tejkalimit të shpejtësisë mbi normat e lejuara, edhe për mospërdorim të rripit të sigurimit. Masat administrative ndaj këtyre drejtuesve varjuan nga 18.000 deri në 36.000 lekë të rinj;

?janë ndëshkuar 87 drejtues mjetesh për shkelje të trefishtë, krahas tejkalimit të shpejtësisë mbi normat e lejuara, edhe për përdorim të celularit gjatë drejtimit të mjetit, edhe për mospërdorim të rripit të sigurimit. Masat administrative ndaj këtyre drejtuesve varjuan nga 35.000 deri në 54.000 lekë të rinj;

?janë ndëshkuar 6 drejtues mjetesh për shkelje të dyfishtë, krahas tejkalimit të shpejtësisë mbi normat e lejuara, edhe për drejtim mjeti nën efektin e alkoolit. Masat administrative ndaj këtyre drejtuesve varjuan nga 6000 deri në 17.000 lekë të rinj.

Sakaq gjatë ditës së sotme makina inteligjente është zhvendosur në një tjetër qark të vendit.

Leave a Reply

Your email address will not be published.

sixteen − 10 =