Kongresi amerikan mban seancë dëgjimore mbi UFO-t

Scott Bray, nëndësdrejtor i Inteligjencës së Forcave Detare dhe drejtor i Taskforcës së Fenomeneve Ajrore të Paidentifikuara, tha se ata kanë marrë 400 raportime për objekte fluturuese të paidentifikuara (UFO), përfshirë 256 raportime të bëra vitin e kaluar.

Për herë të parë në 50 vjet, Kongresi i Shteteve të Bashkuara të Amerikës (SHBA) mbajti një dëgjim publik mbi UFO-t.

Në seancën ku u shfaqën disa ‘video të UFO-ve’, u kërkua përgjigja e pyetjes nëse këto objekte ishin reale apo jo.

Përveç Scott Bray, në seancë foli edhe Ronald Moultrie, nënsekretari i Inteligjencës së Departamentit të Mbrojtjes së SHBA-së.

Moultrie dhe Bray raportuan se ata janë të përkushtuar për të përcaktuar origjinën e atyre që Pentagoni i quan “fenomene ajrore të paidentifikuara” (UAP).

“Raportet mbi fenomenet ajrore të paidentifikuara janë rritur në 400. Në raportin e Drejtorisë vitin e kaluar, ka pasur gjithsej 144 njoftime ndërmjet viteve 2004 dhe 2021”, tha ai duke shtuar se ata i kanë ndarë të dhënat me disa vende.

Bray deklaroi se mjetet amerikane nuk kanë tentuar të komunikojnë me objektet e paidentifikuara në fjalë dhe nuk kanë marrë asnjë sinjal komunikimi.

“Nuk ka pasur asnjë përplasje (me trupa të paidentifikuar), por ka pasur të paktën 11 raste të kalimit nga afër”, tha ai.

Në seancë u shkëmbyen mendime edhe mbi programin e krijuar nga Pentagoni vitin e kaluar, i cili shqyrton fenomenet ajrore të paidentifikuara.

Leave a Reply

Your email address will not be published.

16 − seven =