Kapriçot e motit, temperaturat deri në 30 gradë, por priten rrebeshe shiu

Pjesa e parë e ditës do të jetë në dominimin e kthjellimeve në ultësirën perëndimore, ndërsa në zonat malore do të ketë kalime vranësirash.

Por gjatë pjesës së dytë të ditës parashikohet që vranësirat të shtohen në vend, duke krijuar mundësi për reshje të pakta dhe të izoluara shiu në zonat malore, ku më të dukshme do të jenë zonat veriore.

Sipas MeteoAlb, temperaturat e ajrit do të ulen lehtësisht në mëngjes dhe në mesditë, duke luhatur vlerat ditore nga 9 gradë Celsius deri në 30 gradë Celsius.

Era do të fryjë e lehtë dhe mesatare me shpejtësi 40 km/h nga drejtimi veriperëndimor duke sjellë në det dallgëzim mbi 2 ballë.

Ulje temperaturash, si parashikohet moti për ditën e sotme

Leave a Reply

Your email address will not be published.

four × 4 =