I futi në Parlament, Mediu dhe Duka ironizojnë Bashën: Sa i bie 76+8?

Teksa sot zhvillohej komisioni për zgjedhjen e Presidentit të ri të Republikës, mes të pranishme ka pasur të qeshura.

Dhe kjo u shkaktua nga kryetari i Partisë Agrare Ambjentaliste, Agron Duka, i cili tentonte të bënte shumatoren e votave.

“A keni 76 ju andej, sa i bie 76 se mos bëj gabime në matematikë, 8 veta. Po 8 veta i bëj dhe unë. 84 i bëj dhe unë,” tha Duka duke qeshur, dhe pranë tij edhe Fatmir Mediu, teksa ka bere nje perqasje me “arithmeriken” e Bashes.

“Ju silleni njëherë një propozim se ndoshta nuk e votojmë, por gjithsesi procesi të jetë i qartë. Po ta sjellim një emër ju do ta digjni, ndoshta nuk del parashikimi im do jemi shumë të kënaqur.

Të paktën të kemi sy e faqe përballë publikut dhe nuk vijmë fare dhe ju e keni bërë këtë proces që të çoni ujë te mulliri juaj. Të mos i biem kaq gjatë. Këta e kanë ndarë mendjen për këtë punë,” tha Duka.

Mediu dhe Duka u vendosën si pjesë e listës së sigurt nga ish kryetari i PD-së Lulzim Basha ku rezultati i tyre në zgjedhje ishte mjaft i dobët dhe i pa justifikueshëm për të marrë mandatin e deputetit.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

3 × two =