Qyteti i Durrësit u trondit sërish të mërkurën në mbrëmje, pasi u ekzekutua me kallashnikov para biznesit të tij Arben Mërkuri (Ismaili) 48-vjeç.
Burimet bëjnë me dije se ai u qëllua me kallashnikov nga një makinë në lëvizje (GLE).
Mërkuri nuk është një emër krejt i panjohur për policinë, pasi ai së bashku me dy persona të tjerë u arrestuan në vitin 2016-të pasi dyshoheshin si dhunuesit e biznesmenit libanez Faadi Mitri.
Arben Mërkuri njihet si mik i Landi Muharremit, Rrumit të Shijakut.
Landi Muharremi ka qenë në makinë me prokurorin Arjan Ndoji ditën që këtij të fundit iu bë atentat, ku mbeti i vrarë shoferi i prokurorit