Balla thirrje opozitës: Sillni propozimet për presidentin e ri

Kreu i Grupit Parlamentar të PS-së, Taulant Balla, i ka bërë thirrje grupeve të tjera parlamentare që të bëjnë propozimet e tyre për emrin e presidentit të ri të Shqipërisë.

Në mbledhjen e sotme të Konferencës së Kryetarëve, Balla tha se dy raundet e para janë të opozitës, ndërsa raundi i katërt dhe i pestë është i shumicës.

Balla sqaroi se është i gatshëm të dëgjojë propozime nga të gjitha palët, përjashtuar ato të dhëna nga ish-kryeministri Sali Berisha që e etiketoi si një “non grata”.

“I keni ju 20 firma për të propozuar një kandidate në raundin e dytë? Kandidatë që vijnë nga katrani i oborrit nuk pranojmë, për ‘non grata’ e kisha”, u shpreh Balla.

Më 23 maj është raundi i dytë i votimit për zgjedhjen e presidentit, derisa raundi i parë për presidentin dështoi për shkak të mungesës së një kandidature për postin e presidentit.

Për të zgjedhur presidentin e ri në tre raundet e para duhen së paku 84 vota të cilat mazhoranca e Partisë Socialiste nuk i ka.

Pas raundit të tretë, mazhoranca mund ta zgjedhë vetë kreun e ri të shtetit, pasi i ka 71 votat e nevojshme.

Leave a Reply

Your email address will not be published.

four × 4 =