Apeli i GJKKO lë në burg ish ministrin Lefter Koka

Gjykata e Posaçme e Apelit ka lënë të pandryshuar masën e sigurisë “arrest në burg” për ish-ministrin e Mjedisit, Lefter Koka, duke e lënë sërish në burg.

Kujtojmë se SPAK akuzon Kokën se ka përfituar ryshfet nëpërmjet kompanive fiktive të zotëruara nga familjarë dhe të njohur të tij.

Ndaj Kokës rëndojnë akuzat e” shpërdorimit të detyrës”, “pastrim të parave” dhe korrupsion”. Hetimet disa mujore zbuluan se Lefter Koka favorizoi pronarët dhe administratorët e kompanisë lidhur me koncesionin e inceneratorit të Elbasanit.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published.

ten + twenty =