Vetështrydhja e një kombit të ndrydhur

Nga  Fahri Xharra
“Shteti nuk është asgjë pa popullin, dhe një qeveri e mençur nuk e vendos shtetin mbi popullin,
por popullin brenda shtetit” Fredrich Ludwig Jahn
Të ndrydhësh do të thot të ngjeshësh diçka për të zënë vend më pak.Brumi ndrydhet. Ndrydhet edhe ajri. Ndrydhja është kur nuk e lë diçkafin apo dikë të shfaqet apo zhvillohet lirisht duke i krijuar pengesa a vështirësi ,duke e ngushtuar,duke e penguar apo shtyp. Por, këtu e kam fjalën për kombin tonë të ndrydhur; të ndrydhur nga mëndimet ,nga ndjenjat dhe nga dëshirat.Të ndydhur nga hovi ,të ndrydhur nga personaliteti.
Një komb i ndrydhur , i mbyllur në vetvete , i ndrydhur nga ndrojtja e nga frika.Një komb, i vrenjtur ,i rrudhur,i ngrysur: i kufizuar e i penguar në zhvillim,në çfaqje të lirë të mëndimeve . Një komb, që jetuam në një mjedis ndrydhës me me ndjenjë të rëndë shtypëse:me një trishtim ndrydhës e që na dukej qetësi -e ajo ishte qetësi ndrydhëse.
Na mbanin të ndrydhur me dëshira të ndrydhura, me fuqi,vullnet dhe jetë të ndrydhur.
Edhe hapësirën na e ndrydhnin.Shikoni hartat se ku ishim , se cilat detëra i lagnin brigjet tona . Duke u (na) ndrydhur u ( na) tkurrëm(n) në një vend që na ofronte vetëm ndrydhje mendore,intelektuale dhe vetvepruse.
Me anë të ndrydhjes na e ndrynë edhe të kaluarën tonë; ashtu të mbyllur në një vend pa kreanari, të këputur nga lidhjet ndërveti e me të tjerët.
Të gjithë , sot e njofin se ç`është Zip-i , një arkivë e formatuar e cila mundëson që sa më shumë të dhëna të ndrydhen në një vend që mos të zënë vend në kompjuterin tonë. Zip-in e krijoi me 1989 Phil Katzi. Zip-i na mundëson që t`i ndrydhim(komprimojmë) shënimet tona të shumta duke përdorur metoda të ndryshme apo thjeshtë duke i magazinuar të dhënat tona.Çdo e dhënë e ndrydhur me anë të Zipi-t ruhet veçmas dhe shfletohet po ashtu veçmas., sepse ato duke u ruajtur veç e veç ,pa e trazuar terësinë nxirren jashtë ato që na duhen.Një shigjetë treguese është e vendosur në fundin e Zip-t.dhe ajo ne tregon se cilat të dhëna janë dhe ku janë . E lehtë a?
Si u ndrydh historia e një kombi? Çka ka të ndrydhur ne Zip-in e mëshefur të historisë sonë? Çfarë është ky komb kaq interesant?
”Po, kush ishin këta pellazgë, që u “sorollatën” si zot të deteve (deti Jon) dhe iu dhanë atribute të Perëndive, Mbretërve të tyre të famshëm? (shiko Niko Stillo “Etruskishtja Toskërishte”).Këta banorë të parë europianë, që u shtuan në shumë “fise” dhe “fara”, i lanë jo vetëm një arkiv të pasur gjuhësor, por edhe të zbulimeve shkencore, kulturore dhe fetare, shoqërive të mëvonshme në Europë dhe bashkëkohëse në Afrikën Veriore, Azinë e Afërme dhe të Largët e deri përtej Oqeaneve. Gjithashtu, krijuan modele të drejtimit të shtetit dhe të edukimit të elitave të ardhshme, që frymëzuan edhe intelektualët e Rilindjes europiane të shek. 18-19. Një trashëgimi kaq e pasur e lashtësisë europiane, e krijuar gjatë 50 000 – 150 000 viteve, sepse gjuhët e njeriut të sotëm mendohet të jenë zhvilluar gjatë kësaj periudhe kohorenuk mund t’i mbanin vetëm shpatullat disa shekullore të Greqisë, që fillon me shek. 6 p.k. me botimin e poemave të Homerit.( Fatbardha Demi)
Fahri Xharra,
Gjakovë

Leave a Reply

Your email address will not be published.

nine + seven =