Temperatura të larta gjatë orëve të paradites/ Ja si do të jetë moti për sot

Vendi ynë gjatë paradites do të jetë në dominimin e kushteve të qëndrueshme atmosferike, duke bërë që kthjellimet të jenë mbizotëruese. Por në orët e pasdites vranësirat do të bëhen të dukshme, ku në zonat veriore dhe juglindore do të ketë momente të pakta me shira.

Sipas MeteoAlb, temperaturat e ajrit do të mbeten të pandryshuara në mëngjes dhe do të luhaten nga 10 gradë Celsius deri në 31 gradë Celsius.

Era do të fryjë mesatarisht me shpejtësi 30 km/h nga drejtimi perëndimor duke krijuar në brigjet detare dallgëzim të ulët.

Temperatura deri në 31 gradë Celsius, parashikimi i motit për sot

Leave a Reply

Your email address will not be published.

3 × one =