Shkelje e barazisë në tendera/ SPAK kërkon 1 vit e 8 muaj burg për ish-drejtorin e RTSH-së, Thoma Gëllçin

Prokuroria e Posaçme Kundër Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit, SPAK ka dhënë pretencën dhe kërkon 1 vit e 8 muaj burg për ish-drejtorin e RTSH-së, Thoma Gëllçin.

SPAK kërkon gjithashtu nga gjykata dënimin me nga 1 vit burg për Alban Malavecin, Julian Tapinë dhe Ervin Murrajn.

“Kërkoj deklarimin fajtor të të pandehurit Thoma Gëllçi për kryerjen e veprës penale “Shpërdorim detyre” dhe dënimin e tij me dy vjet e gjashtë muaj burg. Në aplikimin e nenit 406 të Kodit Penal, kërkoj dënimin e tij me 1 vit e 8 muaj burgim”, thuhet në kërkesën e Prokurorisë, që ka siguruar gazetarja e Panorama, Nikoleta Kovaçi.

Gëllçi u arrestua me urdhër të SPAK në tetor të vitit të kaluar, bashkë me tre punonjës të tjerë të Radio Televizionit Shqiptar.

Sipas SPAK Gëllçi dyshohet se ka kryer shkelje ligjore në një procedurë prokurimi, shkelje këto të kualifikuara në elementët e veprës penale “Shpërdorimi i detyrës”.

Bëhet fjalë për procedurën e prokurimit me objekt “Blerje pajisje për kanalin RTSH Agro”, me fond limit afro 87 milionë lekë të zhvilluar në datën 9 nëntor të vitit 2018.

Leave a Reply

Your email address will not be published.

15 + thirteen =