Rama ironi me akuzat për Butrintin: Michel Granoff mirëserdhe në ujin e baltës dhe “klubin” e të korruptuarve

Qeveria shqiptare së bashku me Fondacionin Amerikano-Shqiptar ditën e sotme firmosën një marrëveshje për krijimin e 100 laboratorëve “SMART” në shkollat 9-vjeçare të vendit.

Gjatë firmosjes së marrëveshjes, kryeministri Rama ju drejtua Michael Granoff, drejtori i Fondacionit Shqiptaro-Amerikan për Zhvillim, me nota ironie për çështjen e Butrintit.

Parku i Butrinti ka ngjallur debat të madh në skenën politike shqiptare kohët e fundit.

“Meqenëse kjo puna e Butrintit doli fuqishëm këtë muajin e fundit, unë doja që Michael Granoff, i cili është edhe shtetas shqiptar përveç të tjerave t’i bëja një urim publik sepse më në fund u pagëzua si i korruptuar.

Kisha shumë kohë që prisja ta merrte dhe ky këtë pagëzim, të lahej në këtë ujin e baltës dhe të pagëzohej. Kështu që Michael mirëserdhe në klubin e të korruptuarve dhe jam i sigurt që do ndihesh më mirë”, u shpreh Rama.

Leave a Reply

Your email address will not be published.

ten − 9 =