MUST READ!

MUST READ!
Nje nga artikujt me brilant qe kam lexuar mbi efektin e vetcensures dhe vetkorrigjimit qe mediat sociale imponuan ne te gjitha institucionet shoqerore, permes frikes se ndershkimit publik ne mase.
Ne fakt, artikulli analizon ne menyre shume eksperte disa prej pasojave qe algoritmet e mediave sociale sollen, si:
1. ekspertiza qe fitoi secili prej nesh ne instrumentalizimin e mediave sociale, qe u manifestua ne shperndarjen e nje produkti qe argetonte audiencen – jo domosdoshmerisht i vertete, i dobishem, i ndershem apo origjinal;
2. Rendesia e krijimit te nje profili publik, kundrejt ruajtjes/ndertimit te lidhjeve me njerezit e ngushte;
3. Viraliteti ose fama e shpejt/pelqimet/komentet pozitive ne mase apo e kunderta, – turperimi/sulmi/bullizmi ne mase,- si forma te reja te shperblimit dhe ndershkimit, te cilat formuan bazat e “policise morale”, “korrekteses politike” dhe ndeshkimit te atyre qe mendojne ndryshe.
4. Formesimi i asaj çka akademikeve u kerkohet t’i ruhen mbi te gjitha, “confirmation bias” ose gjetja/pranimi i vetem atij informacioni qe konfirmon idete/besimin tend;
5. Perhapjen qe vetcensurimi, vetkorrigjimi, hipokrizia mori ne institucionet kyce si mediat, institucionet shteterore dhe mbi te gjitha universitetet;
6. Efektet qe ka patur ne luften ideologjike majtas-djathtas dhe ndasite shoqerore qe ka prodhuar;
7. Rreziku nga programet e AI, qe mund te prodhojne informacion te rreme ne menyre shume te besueshme dhe si mund te perdoret nga grupet terroriste, sherbimet inteligjente etj.
8. Me perfshirjen ne analize te pranise se nje brezi, te cilet jane rritur me prezence virtuale e aftesi te dobeta shoqerizuese per shkak te mungeses se lojes se lire, ekzaminimi i pothuajse problemit ezaurohet;
9. Nuk jam shume e sigurte per receten, por na duhet nje vetedije mbi impaktin qe mediat sociale kane sjell ne shoqeri, duke gerryer besimin ne çdo autoritet, dhe nje qasje te re ndaj tyre.
10. Ndoshta, i vetmi variabel qe mungonte e qe duhej ekzaminuar, – per te cilin besoj eshte edhe çelsi i një zgjidhje,- eshte raporti jone i ri me te verteten. Ne thelb te fraksionizimit shoqeror, duke shkuar deri ne ndasite brenda familjes, qendron pikerisht subjektivizmi radikal, ne ate pike sa e verteta tashme eshte perjetimi personal i njeriut dhe ai, jo vetem nuk i njeh me vetes kufizime, por kerkon ta imponoje me ligj tek bashkeqytetaret. Nuk ekzistojne me te verteta objektive. Fare!

Leave a Reply

Your email address will not be published.

15 − eleven =