Marrëveshja e famshme e 17 Majit, mes Ramës dhe Bashës. Po çfarë deklaronte Berisha në atë kohe

17 Maji shënon marrëveshjen e famshme mes Edi Ramës dhe Lulzim Bashës.

Sot ajo konsiderohet si një tradhti e madhe nga Sali Berisha, pasi është prishur me Lulzim Bashën.

Por, çfarë shkruante atëhere Sali Berisha?

Ai e konsideronte atë, si një marrëveshje nga e cila fitonte Shqipëria.

Më poshtë, reagimi i plotë i Berishës, i cili tjetër gjë thoshte atëhere, e tjetër gjë thotë tani:

“Të dashur miq, drejtuesit e dy partive kryesore të vendit firmosën sot një marrëveshje, me të cilën i dhanë zgjidhje njerës prej krizave politike më të rrezikshme të këtyre 26 viteve të fundit, që prej disa muajsh kishte rrokur vendin.

Në këtë kontekst, mendoj se çdo shqiptar duhet të ndjehet vërtet i lehtësuar për zgjidhjen me mjete politike të kësaj krize që kërcënonte në mënyrën më serioze ekzistencën e pluralizmit politik në Shqipëri, themelet kushtetuese të shtetit demokratik, paqen sociale dhe stabilitetin e vendit.

Kështu që pa u ndalur në një analizë të hollësishme, e them me bindje të plotë se me këtë marrëveshje ka fituar Shqipëria dhe se për të gjithë shqiptarët që e duan vendin e tyre dhe vlerat e lirisë, marrëveshja është një win-win story.

Me këtë rast të dashur miq, le të shprehim mirënjohjen tonë më të thellë ndaj miqve tanë të respektuar europianë dhe amerikanë për ndihmën e tyre tejet të çmuar që dhanë në arritjen e kësaj marrëveshje si dhe ndaj të gjithë atyre burrave dhe grave, djemve dhe vajzave që vendosën sakrificën e tyre në themel të saj si dhe ndaj të gjithë atyre, që me angazhimin serioz bënë të mundur këtë marrëveshje të një rëndësie historike për Shqipërinë!”

Leave a Reply

Your email address will not be published.

eleven − 8 =