Kush Janë gjyqtarët që kanë në duar fatin e PD-së, ja çfarë ndodh tani

Gjykata e Apelit ka caktuar me short gjyqtarin që do të ketë në dorë fatin e “vulës” së PD-së pas ankimimit nga Enkelejd Alibeaj kundër vendimit të gjyqtarit Agron Zhukri por regjistrimin e statutit të Komisionit të Rithemelimit që buroi nga Kuvendi i PD-së në 11 dhjetor.

Pas hedhjes së shortit doli emri i gjyqtarëve Elona Toro, Edlira Petri dhe Genti Shala, të cilët tashmë do të kenë në dorë një “patate të nxehtë”, një vendim i cili në fakt do të caktojë se kush gëzon PD-në.

Pas përfundimit të Kuvendit të 11 Dhjetorit, Komisioni i Rithemelimit i dërgoi në gjykatë ndryshimet e miratuara në statutin e PD-së, ku ndër të tjera u vendos edhe shkarkimi i strukturave drejtuese të partisë. Gjyqtari Agron Zhukri vendosi t’i regjistrojë këto ndryshime duke njohur kështu Komisionin e Rithemelimit si organin drejtues të partisë.

Disa ditë më pas, Enkelejd Alibeaj e ankimoi vendimin e gjyqtarit Zhukri në Apel duke kërkuar shfuqizimin e vendimit të shkallës së parë dhe njohjen e statutit të miratuar në Kuvendin e 18 Dhjetorit ku ndër të tjera përjashtohet edhe Berisha nga partia përmes një neni të posaçëm që përcakton largimin nga PD të çdo personi të shpallur “non grata”.

Tashmë gjyqtarja Elona Toro do të duhet të vendosë se kujt i takon drejtimi i PD-së, nëse do të mbajë në fuqi vendimin e gjyqtarit Zhukri që njeh Komisionin e Rithemelimit apo do ta kthejë PD-në në gjendjen e mëparshme duke njohur strukturat e vjetra drejtuese. Mbetet për t’u parë.

Leave a Reply

Your email address will not be published.

five × five =