Gjermania bën lëvizjen e papritur pas kërcënimit rus ndaj Finlandën dhe Suedisë

Kancelari gjerman Olaf Scholz ka deklaruar se Gjermania do të forcojë bashkëpunimin ushtarak me Finlandën dhe Suedinë.

Scholz thotë gjithashtu se vendi i tij do të nxisë përshpejtimin e ratifikimit për pranimin e tyre në NATO.

“Ne do të intensifikojmë bashkëpunimin tonë ushtarak veçanërisht në rajonin e Detit Baltik dhe nëpërmjet stërvitjeve të përbashkëta,” tha ai.

Duke folur në një konferencë për shtyp me kryeministrin e Lihtenshtajnit, kancelari gjerman tha se ka besim se Turqia do të mbështesë Finlandën dhe Suedinë që t’i bashkohen aleancës, pavarësisht kundërshtimeve të saj fillimisht.

Më herët, Scholz foli me presidentin ukrainas Volodymyr Zelensky dhe, sipas një zëdhënësi të kancelarit ata ranë dakord për një zgjidhje diplomatike midis Ukrainës dhe Rusisë që  do të kërkonte “përfundimin e menjëhershëm të armiqësive nga ana e Rusisë dhe tërheqjen e  trupave ruse nga Ukraina”.

Leave a Reply

Your email address will not be published.

2 − 1 =