Anëtarësimi i Suedisë në NATO, ambasadorja Hastad: Rama më garantoi mbështetje! Jemi të përgatitur per sulmet ruse

Ambasadorja  e Suedisë  në Tiranë , Elsa Hastad gjatë një konferencë për mediat  foli rreth kërkesës së Suedisë për anëtarësim në NATO. Hastad tha se ka folur me kryeministrin Rama dhe ministren Xhacka, të cilët e kanë mbështetur për këtë proces.

Ajo tha se Suedia është e përgatitur për gjithçka, nëse përballet me sulme nga Rusia si kundërpërgjigje për hyrjen në NATO.

“Dje u takova me kryeministrin Rama dhe zonjën Olta Xhaçka. Të dy më garantuan se do mbështesin Suedinë në procesin e saj në NATO. Kjo është ditë historike, për ne dhe NATO. Suedia është e përgatitur për gjithçka.

Ajo që presim më tepër në çështjen e sulmeve, janë më tepër sulme kibernetike apo të dezinformimit, me qëllim destabilizimin e Suedisë. Ne po e ndihmojnë Shqipërinë shumë. Suedia po aplikon për anëtarësi në NATO dhe Shqipëria ka aspirata për BE. Suedia po e ndihmon Shqipërinë në Bruksel, në organet e BE dhe me fonde.”, tha Hastad.

Leave a Reply

Your email address will not be published.

two × four =