Aksident i rëndë, përplasen dy kamionë, shoferi i betonierës hidhet për të shpëtuar

Një aksident i rëndë është regjistruar pak minuta më parë në Dhërmi. Mësohet se dy kamionë janë përplasur me njëri-tjetrin dhe për pasojë një ka rënë në greminë.

Shkaqet e ngjarjes nuk dihen ende, ndërkohë mësohet se shoferi i betonierës që është në greminë është lënduar në këmbë. Ai është hedhur nga mjeti teksa ishte në lëvizje, për të shmangur një ngjarje më fatale.

Shërbimet e Policisë janë nisur drejt vendit të aksidentit, në zonën e Dhërmiut, për të sqaruar rrethanat e saj. Ndërkohë, dje në Vlorë ka ndodhur një aksident i rëndë, në zonën e bypassit, ku për pasojë kanë ndërruar jetë shoferi dhe pasagjeri i kamionit.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

three × one =