Zbardhet skenari i Bjellorusisë/ Britania e Madhe, ja ç’po ndodh përgjatë kufirit me Ukrainën…

Situata vazhdon të jetë e tensionuar mes Rusisë dhe Ukrainës, por presione të nazhdueshme ka paur edhe nga presidenti Vladimir Putin ndaj perëndimit.

Ministria e Mbrojtjes së Britanisë po raporton rritje të aktivitetit midis forcave të armatosura të Bjellorusisë, gjë që tregon se është pjesë e taktikës për të parandaluar dërgimin e trupave ukrainase për të përforcuar ata që luftojnë për kontrollin e territorit me Rusinë.

Në përditësimin e saj të përditshëm, ministria tha se aleatja e Rusisë, Bjellorusia “ka njoftuar vendosjen e forcave të operacioneve speciale përgjatë kufirit me Ukrainën, si dhe njësitë e mbrojtjes ajrore, artilerisë dhe raketave në poligonet e stërvitjes në perëndim të vendit”.

Megjithatë, në përditësim thoshte se pavarësisht spekulimeve të mëparshme, forcat bjelloruse nuk ishin përfshirë drejtpërdrejt në konflikt.

Leave a Reply

Your email address will not be published.

fourteen − nine =