Rrebeshe shiu gjatë pasdites por temperatura të larta, si parashikohet moti sot

Territori shqiptar do të jetë në ndikimin e motit të kthjellët gjatë orëve të para të ditës. Por mesdita dhe pasditja do të sjellin shtim gradual të vranësirave në të gjithë vendin, ku në zonat veriore priten dhe momente të pakta me reshje të izoluara shiu. Ndërsa mbrëmja përmirëson motin.

Sipas MeteoAlb, temperaturat e ajrit do të rriten në mëngjes dhe në mesditë, duke luhatur vlerat ditore nga 9 gradë Celsius deri në 29 gradë Celsius.

Era do të fryjë e lehtë dhe mesatare me shpejtësi 35 km/h nga drejtimi verior, duke krijuar në det dallgëzim 2 ballë.

Leave a Reply

Your email address will not be published.

seventeen + 17 =