RITUALI TELEVIZIV

Para ca ditësh, ndoqa polemikën rreth një eventi kulturor, të organizuar nga një institucion publik, por që kish ngjallur interes të pamjaftueshëm. Organizuesit kishin thirrur për të folur studiues me përvojë, personalitete të fushës, njerëz që meritojnë publik të gjerë sepse kanë shumë për t’i thënë – e megjithatë, pamjet e përcjella në mediat tregonin një sallë gati bosh; dhe ligjëruesit që u drejtoheshin ndenjëseve. Zbrazëtinë e sallës njëfarësoj e kompensonin kamerat e shumta të televizioneve, të cilat i ishin përgjigjur “profesionalisht” ftesës së organizatorëve. Me gjasë, tek-tuk në sallë, do të kish pasur edhe ndonjë gazetare të kulturës, në krye të detyrës, ulur diku nga fundi. Nuk e kam të qartë sa përcollën vërtet televizionet nga eventi në fjalë; por mund të them se ajo pamje, e të ftuarve që u flisnin kamerave, më bëri të mendoj se – ndoshta pa dashur organizatorët – këto evente, që pothuajse nuk shkon t’i ndjekë kush live, janë në fakt riprodhime ose kopje të zbehta të asaj çfarë ndodh në një STUDIO TELEVIZIVE, gjatë një “paneli” (ja një fjalë e molepsur) me studiues, intelektualë dhe shkoqitës të problemeve. Them kopje të zbehta, sepse në këto farë studiosh thuhen gjëra të cilat pastaj nuk i kalojnë publikut, përveçse të filtruara fort dhe ashtu televizioni, nga mjet i komunikimit publik, kthehet në një tempull me podiume mikrofonë dhe kamera, ku rituali (adeti) nuk ka nevojë për publik, që të quhet “i kryer”.
AV
May be an image of 1 person, screen, television and indoor

Leave a Reply

Your email address will not be published.

five + 16 =