Fjalën “qeros” deri tani e kemi përdorur për burrat që nuk kanë flokë në kokë, ose për një organ burri që është kokë më vete. Shpesh vendimet i merr qerosi poshtë dhe kusuret i paguan koka qerose lart.
Gjithsesi, bota po ndryshon me shpejtësi, sidomos në Mbretërinë e Bashkuar, ku nëse i thua një burri “qeros” tani mund të klasifikohet edhe si ngacmim seksual.
Një gjykatë e krahasoi cilësimin e një burri “qeros”, të njëjtë me komentet për madhësinë e gjoksit të femrave, shkruan The Guardian.
Çështja në fjalë ishte një rast ku fjala “qeros” pretendohej se ishte përdorur ndaj britanikut Tony Finn , gjatë punës në një kompani në Yorkshire.
Finn pretendoi se ai u quajt një “qeros” nga shefi i tij, Jamie King gjatë një grindjeje në punë. Përfundimisht gjykata vendosi në favor të “qerosit” i cili do të marrë kompensim.
Kjo do të thotë që edhe shqiptarët duhet të bëjnë kujdes e të heqin nga përdorimi fjalën “qeros” dhe për më tepër atë shprehjen “o qeros, tavë me kos”. / Punë Burrash