/ Qëllohet me armë ish-kandidati për kryetar i Partisë Socialiste ne Durrës

Një person u qëllua me armë mesditën e sotme në qytetin e Durrësit. Ai rezultoi të jetë Ardit Kërtusha, i cili ka qenë kandidat për kryetar të PS-së në qytetin bregdetar. Mësohet se ai u plagos në një lokal. Ngjarja ndodhi rreth orës 13:00, në lagjen nr.1 në qytetin bregdetar, ndërkohë deri më tani nuk bëhet asgjë e ditur për autorin. Rreth orës 13:00, në lagjen nr.1 Durrës, dyshohet se gjatë një konflikti të çastit, për motive të dobëta, është plagosur me armë zjarri, në këmbë, shtetasi A. K., 31 vjeç, i cili ndodhet nën kujdesin e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën. Vijon krehja e zonës, për identifikimin dhe kapjen e autorit. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.

Leave a Reply

Your email address will not be published.

5 × one =