“Plumbi më kapi në këmbë”, ish-kandidati i PS flet për atentatin që ju bë në lokalin e Noizyt

Ish-kandidati për kreun e PS në Durrës Ardit Kërtusha ka folur për dinamikën e sulmit që iu bë sot në ambientet e jashtme te lokalit të Noizyt, nga ku u plagos.

Kërtusha mohon që ngjarja të ketë ndodhur për motive banale apo konflikt të çastit duke deklaruar se ishte atentat i mirëfilltë që do kryhej nga vrasës me pagesë.

Sipas tij, personi ishte me kapuç dhe me dy pistoleta duke qëlluar katër herë, por për fat të mirë pistoleta u bllokua.

“Nga jashtë lokalit ka ardhur një djalë i ri, i cili mbante në fytyrë një maskë anti-covid, me syze të errëta dhe kapele në kokë. Sapo është afruar tek tavolina ku isha, atentatori ka nxjerrë një pistoletë dhe qëlloi në drejtimin tim. Por, pistoleta u bllokua pasi ka qëlluar vetëm 1 herë, ndërsa atentatori futi dorën në një çantë që mbante me vete, nga ku nxori një pistoletë të dytë. Unë u largova me shpejtësi sapo pash që pistoleta u bllokua. Ai më ndoqi dhe qëlloi edhe dy herë të tjera. Një prej plumbave më kapi në këmbë. Është e paqartë se përse Policia e Durrësit nxitoi të shpërndante një mjegullnajë për dinamikën e ngjarjes, duke e konsideruar si një “konflikt të çastit”, deklaroi Kërtusha për Abc News.

Leave a Reply

Your email address will not be published.

15 − 6 =