Olsian Çela raporton në KLP: Kemi kërkuar hetim për 4 prokurorë dhe një drejtues prokurorie! Mungojnë 116 prokurorë në sistem

Prokurori i Përgjithshëm Olsian Çela, po paraqet në KLP raportin vjetor lidhur me veprimtarinë e sistemit të prokurorisë gjatë vitit 2021. Në raportin e tij, Çela bëri me dije se përgjatë vitit 2021 është kërkuar hetimi disiplinor i 4 prokurorëve dhe 1 drejtuesi prokurorie si dhe inspektimi tematik i 8 prokurorive.Gjithashtu sqaron se u dënuan 8 mijë e 371 persona dhe u shpallën të pafajshëm 144 të tjerë.

Sa i përket marrëdhënieve me drejtuesit e prokurorive, Çela sqaron se janë evidentuar probleme në marrëdhëniet me drejtuesit e prokurorive lidhur me veprimtarinë organizative dhe administrative të tyre.

“Janë evidentuar: -probleme në cilësinë e informimit dhe raporteve që përcillen nga prokuroritë e rretheve për Prokurorin e Përgjithshme, sipas përcaktimeve me aktet ligjore dhe nënligjore, -lidhur me ecurinë e veprimtarisë së prokurorive që drejtojnë, të dhënat statistikore periodike, kërkesat për informacion, raportimet periodike tre mujore, etj; -mospërmbushje e kërkesave për raportim dhe/ose informim sipas ligjit dhe zbatimit të udhëzimeve të përgjithshme, etj”, thotë Çela.
Gjatë vitit 2021, janë dërguar në gjykatë për kalimin për gjykim 10 mijë e 507 çështje me akuzë ndaj 12 mijë e 353 të pandehurve. Krahasuar me vitin 2020 rezulton një rritje prej 5,35 e numrit të çështjeve të dërguara në gjykatë dhe 7,38 % e numrit të të pandehurve dërguar në gjykatë.

Ndër të tjera, prokurori i përgjithshëm sqaron se viti i pandemisë krijoi probleme në sistemin e prokurorisë edhe vettingu solli problem me vakancat.

“Kemi marrë masa për veprën penale për pastrimin e parave.Përgjatë vitit 2021,mungojnë 116 prokurorë në sistem. Kemi kërkuar rritjen me një numër prej 250 OPGJ, por deri tani janë emëruar vetëm 25”, tha Çela.
Çela sqaroi se ka pasur performancë të lartë mbi 100% në prokuroritë Pukë, Kukës, Mat dhe Fier ndërsa performanca nën 70% ishte në prokuroritë Sarandë, Lushnje, Gjirokastër, Kavajë, Tropojë.

“Nga analiza në përqindje e raportit të çështjeve të përfunduara me procedimet e regjistruara në secilën prokurori për vitin 2021 evidentohet performancë më e ulët në Prokuroritë e rretheve gjyqësor Sarandë, Lushnje, Gjirokastër, Kavajë, Tropojë me tregues të përformancës nën 70 %,  etj,  ndërsa përformanca më e  lartë evidentohet në Prokuroritë e Rretheve Gjyqësore Pukë, Kukës, Mat e Fier, me tregues të përformancës mbi 100%”.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published.

5 × one =