Media austriake i përmendi ndërhyrjet plastike, Kryemadhi: Më akuzojnë për bukurinë që më ka falur nëna ime

Kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi sot ishte në faqet e gazetës austriake, ku fliste për operacionet e saj plastike, mirëpo një gjë e tillë është mohuar nga ajo vetë.

E ftuar në televizionin e familjes Berisha, Kryemadhi tha se ajo “akuzohet për bukurinë që i ka falur nëna”, pra duke mohuar që të ketë bërë ndërhyrja kirurgjikale për të përmirësuar pamjen e saj.

“Më akuzojnë për bukurinë që më ka falur nëna ime, pavarësisht se jam shumë e indinjuar se ende nuk kam bërë asnjë operacion plastik, jam ende shumë e re nuk kam abuzuar me jetën time, as me drogëra as me alkool.

Acidi dhe botoksi nuk janë operacione plastike, operacione janë kur tëtrheq gjoksin dhe fytyrën dhe ata që e kanë bërë shkrimin i kanë bërë vetë mos ja u them edhe ku i kanë bërë. Prandaj ata që kanë shkruajtur artikullin të rinë rehat sepse Monika Kryemadhi është në genetikisht shumë në formë.

Çdo ndërhyrje kirurgjikale për probleme shëndetësore që unë kam bërë i kam deklaruar dhe të jeni të bindur se ky është një proces që nuk e fsheh dot”, tha Kryemadhi.

Në artikullin e publikuar sot në gazetën austriake Kronen Zeitung, ku hidhen akuza për presidentin e Shqipërisë Ilir Metën, se ka paguar 700.000 dollarë për lobim në SHBA, u fol edhe për shpenzime të Kryemadhit, për operacionet plastike.

“Në listën e tyre të dyshimtë të shpenzimeve: 50 mijë euro në muaj për takime me senatorë amerikanë, darkë, udhëtime dhe me sa duket edhe operacione estetike për zonjën Meta, Monika Kryemadhi, e cila mori kryesinë e LSI-së nga bashkëshorti i saj”, shkruhet në artikull.

Leave a Reply

Your email address will not be published.

3 × 4 =