Elisabeth Borne, kryeministre e re e Francës

Presidenti francez Emanuel Macron zgjodhi sot ministren e Punës Elizabeth Borne si kryeministre të re të vendit, njoftoi Pallati Elysee. Borne (61) u bë kështu gruaja e parë në këtë pozitë që nga viti 1992.

Macron dhe Elizabeth Borne pritet të emërojnë të gjithë anëtarët e tjerë të qeverisë së re në ditët në vijim.

Njohuritë e saj për punën e brendshme të shtetit dhe sindikatave franceze do ta ndihmojnë atë të kalojë reformat tashmë të shpallura, duke përfshirë premtimin më të diskutueshëm parazgjedhor të Macron në lidhje me rritjen e moshës së pensionit, transmetojnë mediat e huaja.

Gruaja e fundit si kryeministre ishte shkurtimisht Edith Cresson, ndërsa në fillim të viteve 1990 president i Francës ishte lideri i socialistëve, Francois Mitterrand.

Leave a Reply

Your email address will not be published.

2 + 10 =