Eksperti rrugor sugjeron t’u bëhet ‘veting’ shoferëve

Drejtuesve të mjeteve të transportit publik, taksive, autobuzave dhe fugonave, duhet të rishikohet edhe një herë jetëshkrimi si drejtues mjeti.

Kështu tha në emisionin “Mirmëngjes” në Euronews Albania, eksperti rrugor Fatmir Hasho.

“Sa shkelje kanë, të cilës kategori janë dhe këtyre t’u rishikohet leja e drejtimit”, u shpreh Hasho.

“Nëse iu hiqen të gjitha pikët, të shkojnë sërish në autoshkollë” shtoi ai.

Hasho tha se kontrolli për këta persona, edhe kur ta rimarrin patentën, duhet të jetë më i fortë.

Leave a Reply

Your email address will not be published.

fifteen − eight =