Ashensorit në spitalin “Nënë Tereza” iu këput kavo, dy të lënduar, shoqerohet tekniku i kompanisë

Shoqërohet në polici tekniku i kompanisë së ashensoreve që bëntë kolaudimin e ashensoreve në Qëndren Spitalore Universitare “Nënë Tereza”.

Shoqërimi u bë disa orë pas incidentit që ndodhi në QSUT, ku këputja e kavos se një ashensori bëri që të lëndohen një paciente dhe infermieri që e shoqëronte.

Ka dyshime se ashensorit i është këputur një prej kavove duke përfunduar në katin e nëndheshëm.

Ngjarja ndodhi në mesnatë.

Informacion paraprak

Më datë 15.05.2022, rreth orës 23:30, në spitalin “Nënë Tereza”, në katin -1, barrelisti shtetasi K. D., duke transportuar me barrelë shtetasen V. C., paciente në spital, për shkak të një defekti janë bllokuar brenda në ashensor.

Me ndërhyrjen e zjarrfikëses është bërë e mundur hapja e ashensorit. Shtetasi K. D. dhe pacientja, shtetasja V. C., janë dëmtuar dhe ndodhen në spital, nën kujdesin e mjekëve. Grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.

Leave a Reply

Your email address will not be published.

three × three =